alicia kearns
Një rol i ri i Britanisë në Ballkan: "Aleancë SHBA-Britani-Kosovë për shqetësimet imediate të sigurisë"
Perëndimi po ruan ende një sens përmbajtjeje ndaj Serbisë, që mund të rezultojë me pasoja. Ndonëse është e drejtë të vlerësohet se përgjigja zyrtare do të duhet të jepet pas zbardhjes së ngjarjes së Banjskës, është tanimë evidente se përgjegjësia për atë që ka ndodhur është te pala serbe. Shtimi i kontigjentit të KFOR në Kosovë lidhet me çështje të sigurisë dhe synon të shkurajojë çdo aventurë të mundshme të Beogradit që nuk ka më hapësirë manovrimi. Por ky veprim është në një farë mënyre sinjalizim se brenda Perëndimit koniunktura po ndryshon.