oher
Një marrëveshje me këmbë argjili
Ajo çfarë u arrit mbrëmë vonë në Ohër mes presidentit të Serbisë Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Kurti, me ndërmjetësinë e BE-së dhe mbështetjen amerikane, pasuroi arsenalin e hipokrizisë diplomatike dhe fondin e metodave të negocimit diplomatik. Nuk pretendohej që të zgjidhej thelbi i krizës sic filluan kritizerët profesionistë e politikë të mbushnin portalet me komente. Veç të kishte vërtet një skicë të qartë e të besueshme të rrugës ku do të ecet në ditët e javët në vijim.