boris pistorius
Ukraina nuk është më luftë rajonale
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka deklaruar gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga fondacioni “Friedrich Ebert” se lufta në Ukrainë ka pushuar prej kohësh së qeni një luftë rajonale.
Rusia është zhvendosur e gjitha në ekonomi lufte dhe po prodhon armë dhe muncione në tre muaj aq sa prodhon Bashkimi Europian në një vit. Mbrojtja jonë është e brishtë
ka thënë ai.
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Duhet të mësohemi me idenë se lufta do vijë në Europë!
Europianët duhet të nisin të mësohen me idenë se lufta mund të vijë dikur në shtëpinë e tyre. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka deklaruar në televizionin ZDF se luftërat që po zhvillohen aktualisht në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, janë një paradhënie e asaj që eventualisht mund të vijë së shpejti në Europë.
Ne duhet të mësohemi me idenë se mund të ketë një kërcënim lufte në Europë. Ne duhet të aftësohemi për të luftuar
Boris Pistorius, ministri i ri i Mbrojtjes në Gjermani
Boris Pistorius do të jetë ministri i ri gjerman i Mbrojtjes. Ai është 62 vjeç dhe ka përvojë si politikan, me njohje në fushën e sigurisë dhe të historisë. Pistorius vjen nga partia e kancelarit Olaf Scholz dhe aktualisht mban detyrën e ministrit të Brendshëm në landin e Saksonisë së Poshtme. Ai konsiderohet si një njeri me mënyrë të drejtpërdrejtë të foluri dhe televizoni “NDR” e cilëson atë si:
të paduruar, me raste shfaqet si arrogant dhe që nuk pajtohet kollaj me ata që është mërzitur