Boris Pistorius, ministri i ri i Mbrojtjes në Gjermani

Postuar në 17 Janar, 2023 19:37

Boris Pistorius do të jetë ministri i ri gjerman i Mbrojtjes. Ai është 62 vjeç dhe ka përvojë si politikan, me njohje në fushën e sigurisë dhe të historisë. Pistorius vjen nga partia e kancelarit Olaf Scholz dhe aktualisht mban detyrën e ministrit të Brendshëm në landin e Saksonisë së Poshtme. Ai konsiderohet si një njeri me mënyrë të drejtpërdrejtë të foluri dhe televizoni “NDR” e cilëson atë si:

të paduruar, me raste shfaqet si arrogant dhe që nuk pajtohet kollaj me ata që është mërzitur

Nga ana tjetër Pistoriusit i njihet merita se është dikush që mbaron punë dhe ka një vizion përtej punëve lokale që ka mbajtur deri më tani. P.sh ai deklaroi hapur se rimarrja e territoreve të pushtuara nga Rusia në Ukrainë është një detyrë tërësisht legjitime dhe korrekte dhe duhet mbështetur nga Gjermania.

Ai vjen në detyrë pas dorëheqjes së ministres Christine Lambrecht që u dëshmua e papërshtatshme për detyrën, qoftë edhe brenda forcave të armatosura gjermane, përkundrejt të cilave ajo mbeti e huaj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.