autopsite
Inflamim vetëm në sistemin respirator, por prani e SARS -COV-2 në 79 zona të trupit
Një seri autopsish të kryera mbi 44 persona të pavaksinuar kundër CoVid-19 në periudhën prill 2020-mars 2021 ka nxjerrë në pah shkallën e invadimit të Sars-Cov-2 në trupin e njeriut. Mosha mesatare e të ekzaminuarave ishte 62.5 vjeç dhe hulumtimi në tru u krye në 11 raste.
Përveç sistemit respirator, virusi u identifikua edhe në 79 zona të tjera të trupit si zemër, veshka, mëlçi, muskuj, nerva, traktin riprodhues dhe sy.