vialli. vdekja
Ndërron jetë Gianluca Vialli
Ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare, ish-futbollisti i Sampdorias dhe kombëtares italiane, Gianluca Vialli. Ikën kështu një copëz historie e viteve ’90, e Italisë më të mirë që ka qenë ndonjëherë, ndonëse jo më të suksesshmes, jo asaj më me fat. Kancer në pankreas, sëmundja që e mori Viallin karizmatik më herët nga sa duhej. Një karrierë e lidhur me atë që mund ta qaujmë koha e artë e futbollit, me Italinë, me Sampdorian, pastaj me Chelsean edhe si drejtues. Ai ka fituar të trija kompeticionet për klubet europiane si lojtar dhe trajner.