cyril ramaphosa
Arabia Saudite shpreh interesin për t'u anëtarësuar në BRICS
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa ka deklaruar se Arabia Sauidte, një vend kryesor për furnizimin me naftë në botë, ka shprehur interes për t’iu bashkuar organizatës BRICS, e cila përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën, Afrikën e Jugut. Deklaratat u bënë pas vizitës së Ramaphosas në Riad dhe takimit të tij me princin e Kurorës, Mohammad bin Salman Al Saud.
Një numër vendesh po i qasen organizatës dhe ne u kemi dhënë atyre të njëjtën përgjigje që do të diskutohet me partnerët në BRICS dhe më pas do të merret një vendim