korridori i grurit
Maërrveshje për korridorin e grurit në Detin e Zi
Rusia, Ukraina dhe Turqia kanë rënë dakord sot për krijimin e një korridori të grurit që mundëson eksportin e prodhimeve bujqësore nga Ukraina përmes Detit të Zi. Marrëveshja është nënshkruar nga përfaqësues të të trija vendeve në Stamboll në praninë e një përfaqësuesi të OKB-së.
Për palën ruse firmosi ministri i Mbrjtjes, Sergey Shogu, homologu i tij Hulusi Akar për palën turke dhe ministri i Infrastrukturës Alexander Kubrakov për palën ukrainese. Për OKB-në firmosi kreu i organizatës, sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres.