ukraina perendimore

Kreu i zbulimit rus: Polonia ka në axhendë aneksimin e Ukrainës Perëndimore

Postuar në 01 Dhjetor, 2022 14:32

Kreu i shërbimit të Jashtëm inteligjent rus, Sergey Naryshkin është shprehur për gazetarët ruse se disa vende po synojnë ndarjen e Ukrainës. Sipas tij, Polonia ka në axhendë aneksimin e Ukrainës Perëndimore që përfshin rajonet e Lviv, Ternopil dhe Ivano-Frankivsk.

Sipas tij Polonia ka arsye të nxitojë pasi me afrimin e dimrit Perëndimi do të mund të kërkojë negociata me Rusinë për ta sakrifikuar Ukrainën.

Duhet të reagojmë në Ukrainën Perëndimore, nuk duhet të lejojmë që polakët të na rrethojnë

Postuar në 17 Qershor, 2022 17:11

Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, duket se po përdoret nga Kremlini si mjet kryesor shantazhi për ndërkombëtarizimin e konfliktit në Ukrainë. Të paktën kështu tingëllojnë deklarimet e Lukashenkos për agjencinë “BelTA” përmes të cilave presidenti bjellorus ka cilësuar një rrezik eventual ushtarak nga Polonia.

Lukashenko: Ndoshta do na duhet të luftojmë për Ukrainën Perëndimore

Postuar në 12 Qershor, 2022 10:12

 

Presidenti I Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka deklaruar se vendi I tij mund të përfshihet në luftime për Ukrainën Perëndimore. Në mediat bjelloruse qarkullon një deklaratë e tij sipas së cilës Bjellorusia është objekt presioni i Perëndimit për arsye gjeopolitike. 

Perëndimi nuk e ka braktisur ende qëllimin e alineimit të frontit që kalon nga Smolensku në Pskov, Smolensk-Bryansk-Kursk dhe nga aty deri në Rostov. Dhe ne jemi ky ballkoni mijëra kilometrash, ndaj ai duhet prerë

citohet Lukashenko.  

Subscribe to RSS - ukraina perendimore