prezantueset e tv
Afganistan, urdhër për mbulimin e fytyrës edhe nga prezantueset e televizioneve
Regjimi Taliban në Afganistan vijon të instalojë kanonet e veta në vend, duke mbërritur deri në urdhërimin e mbulimit të fytyrës së prezantueseve televizive. Në fillim të këtij muaji, lideri suprem i vendit, Hibatullah Akhundzada firmosi një Diktat përmes të cilit urdhëron mbulimin e fytyrës me Burka. Pas këtij urdhëri, ishte Ministria e Virtytit dhe Parandalimit të Vesit që e aplikoi urdhërin mbi punonjësit e telvizioneve, çka u kundërshtua fillimisht, por sot është vënë në zbatim.