Afganistan, urdhër për mbulimin e fytyrës edhe nga prezantueset e televizioneve

Postuar në 22 Maj, 2022 14:39

Regjimi Taliban në Afganistan vijon të instalojë kanonet e veta në vend, duke mbërritur deri në urdhërimin e mbulimit të fytyrës së prezantueseve televizive. Në fillim të këtij muaji, lideri suprem i vendit, Hibatullah Akhundzada firmosi një Diktat përmes të cilit urdhëron mbulimin e fytyrës me Burka. Pas këtij urdhëri, ishte Ministria e Virtytit dhe Parandalimit të Vesit që e aplikoi urdhërin mbi punonjësit e telvizioneve, çka u kundërshtua fillimisht, por sot është vënë në zbatim.

Ne rezistuam dhe ishim kundër mbajtjes së maskës. Por TOLOnews u vu nën presion dhe iu tha se çdo prezantuese femër që shfaqej në ekran pa u mbuluar duhet t’i jepet një punë tjetër apo thjesht të largohet

shprehet për AFP, prezantuesja Sonia Niazi.

Punonjësit meshkuj vunë maska në shenjë solidariteti, një situatë kjo që nuk gjen kund paralele, qoftë edhe për faktin se në Afganistan masa të tilla risillen pas 20 vjetësh të administrimit perëndimor që është qartazi kundër kufizimeve të tilla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.