nirvana
30 vjet më pas, bebja në cover e albumit "Nevermind" padit grupin "Nirvana"
Ka mënyra e mënyra për të bërë para. Një ndër më pa kosto është procedimi gjyqësor për shkelje të supozuara të drejtash. Konkretisht, një 30 vjeçar i quajtur Spencer Elden ka vendosur të padisë grupin e njohur të rokut, “Nirvana” për përdorimin e paautorizuar të imazhit të tij si kopertinë e albumit “Nevermind”. Asokohe, Elden ishte vetëm 4 muajsh dhe ai paraqitet në ujë, i zhveshur duke qëndruar para një kartëmonedhe të lidhur me fillo peshikimi.