doreshkrimet
Otomanët e mirë, dorëshkrime që tregojnë një histori ndryshe
Mali Atos ishte diçka si vazhdim i Bizantit
Vrasja e parë e Caravaggio-s
Jeta dhe karriera e Michelangelo Merisit, i njohur botërisht si Caravaggio, pasurohet me detaje falë një dorëshkrimi që ka dalë në dritë së fundmi. Detaje të reja zbulohen në shkrimet e Gaspare Celios, në përmbledhjen e “Jetëve të Vasarit”, një tekst i cituar nga disa autorë të shekullit të shtatëmbëdhjetë, gjurmët e të cilit kishin humbur. Teksti është gjetur në bibliotekën e Kolegjit Stonyhurst, në Lancashire, në Britani.
Céline trazon sërish Francën
Në qendër të debatit të ndezur së fundmi në botën letrare franceze janë 6 000 faqe në dorëshkrimin e Louis-Ferdinand Céline. Ky thesar letrar, ekzistenca e të cilit ishte vënë në dyshim nga ekspertët që kanë studiuar romancierin dhe mjekun e shekullit XX, u shfaq papritur, si nga një botë tjetër, në qershor 2020 dhe vazhdon të ngrejë polemika.
Inteligjenca artificiale në gjurmët e autorëve të dorëshkrimeve të Detit të Vdekur
Një nga pyetjet që nuk kanë gjetur përgjigje është se kush është autori i shkrimeve në ato që njihen si Rrotullat e Detit të Vdekur. Për t’i dhënë përgjigje këaj pyetjeje lidhur me dorëshkrimet 2 000-vjeçare, studiuesit holandezë kanë përdorur inteligjencën artificiale.