shkollimi jashte
Diploma "jashtë" si heraldikë e rreme e një vendi të dështuar
Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, njofton këto momente një takim me “të rinj që kanë studiuar dhe studiojnë jashtë”. Nuk ka rëndësi ajo çfarë thotë z. Basha aty. Sepse ato i dimë përmendësh. Recitalin e kësaj politike nuk ka shqiptar të mos e ketë dëgjuar e të mos jetë shurdhuar. Rëndësi ka mënyra sesi politika bën kategorizime për të perfermuar me tezën se po bën më të mirë për vendin.