aeroportet
Në aeroportet europiane nis aplikimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës
Aeroportet italiane po testojnë teknologjinë e njohjes në fytyrës, që do të thotë se pasagjerëve nuk do t’u duhet të tregojnë dokumentet para se të hipin në avion.
I quajtur "FaceBoarding", sistemi skanon fytyrën e udhëtarëve për t’i lejuar ata të kalojnë nëpër kontrollet e sigurisë dhe portat e imbarkimit në vend që të tregojnë pasaportën, kartën e identitetit ose biletën.
Paraprakisht, pasagjerët duhet të regjistrohen në pikat e posaçme në aeroporte ose nëpërmjet një aplikacioni, pasi të kenë bërë check-in për fluturimin.
Gjoba dy aeroporteve belge për matjen e temperaturës së udhëtarëve
Autoriteti Belg për Mbrojtjen e të Dhënave (DPA) ka gjobitur me 300 mijë euro në total dy aeroportet e Brukselit për përdorimin e kamerave termike për të matur temperaturën e trupit të udhëtarëve gjatë pandemisë Covid-19.
Gjatë pikut të Covid-19, aeroportet “Zaventem” dhe “Charleroi” përdorën kamera termike për të kontrolluar nëse njerëzit kishin temperaturë mbi normalen.
Mos u mërzisni se për Ju xhaxhi Edi do të ndërtojë 4 aeroporte
BIRN publikon sot një reportazh me titullin: Nxënësit në një fshat të Klosit bëjnë autostop për në shkollë. Ja një pasazh nga reportazhi me autor Sami Currin:
Është ora 6.30 e mëngjesit e një dite me shi në fund të shtatorit. Një duzinë me nxënës nga klasa e parë në të 9-tën nga fshati Plani i Bardhë në Klos – të fshehur poshtë çadrave ndonjëherë më të mëdha se ata vetë, pasi kanë ecur 20 minuta kanë ndaluar buzë rrugës Dibër-Tiranë…