Mos u mërzisni se për Ju xhaxhi Edi do të ndërtojë 4 aeroporte

Postuar në 09 Tetor, 2020 17:54

BIRN publikon sot një reportazh me titullin: Nxënësit në një fshat të Klosit bëjnë autostop për në shkollë. Ja një pasazh nga reportazhi me autor Sami Currin:

Është ora 6.30 e mëngjesit e një dite me shi në fund të shtatorit. Një duzinë me nxënës nga klasa e parë në të 9-tën nga fshati Plani i Bardhë në Klos – të fshehur poshtë çadrave ndonjëherë më të mëdha se ata vetë, pasi kanë ecur 20 minuta kanë ndaluar buzë rrugës Dibër-Tiranë…

Prej vitesh fëmijët zgjohen herët, me shpresën që të gjejnë sa më parë një makinë rasti në rrugë, për t’u mos u vonuar për në shkollë. Ndërsa protesta e prindërve të tyre për të pasur një mjet transporti ka rënë në vesh të shurdhër dhe përpjekjet e bëra kanë dështuar.

Prefekti i qarkut Dibër Nexhbedin Shehu i tha BIRN se i gjithë problemi ishte mungesa e një furgoni që të bëj transportin e fëmijëve dhe se ky ishte një detyrim i bashkisë

Fotot e reportazhit flasin vetë dhe më mirë se fjalët.

Sigurisht që një gjendje e tillë ka vetëm një të mirë: ajo ngulit në mendjen  e fëmijëve kujtime që nuk shlyhen. Asnjëherë. Dhe kjo është dhuratë e Shqipërisë së rreckosur që nuk e lanë të ngrinte kokë ndonjëherë. Këtij “lajmi” që duket i përjetshëm në këto anë, i kundërvihet si sensacion pozitiv haberi i kryeministrit që I premton shqiptarëve 4 aeroporte mandatin tjetër. 

Do të hap konkurs në Facebook dhe 120 kuksianët që kanë sharë më shumë do ta marrin fluturimin e parë falas. Do ia jap falas dhe do u them: “Tani, shkoni e votoni për PD-në”. Vitin e ardhshëm do të nisim ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe më pas gara për aeroportin e Sarandës. Në mandatin e tretë do të kemi 4 aeroporte, bashkë me aktualin

është shprehur gaztori i Shqipërisë.

Sot paradite premtonte ujë 24 orë, në pasdite hidhet tek aeroportet dhe e bën këtë pasi ka premtuar të ashtuquajturin reformë të ujit që parashikonte ndër të tjera burg për abuzuesit. Sepse ne e dimë që Edi është një burrë shteti i vërtetë nga ata që premton edhe burgun. Sot ai premton aerporte në një vend ku nuk ka furgon për nxënësit dhe ku njerëzit shmangin detyrimin për të paguar ujin. Pyetja është se kush ka aq të ardhura sa të paguajnë bileta avionic edhe pse është shumë bukur që të kemi flutirime të brendshme.

Nuk është cinike të lidhësh këto dy aspekte të të njëjtës qeverisjeje që ka shpikuar alibinë se “në 7 vjet kemi bërë shumë”, me ç’rast ndoshta e ka fjalën edhe te plaçkitja e parasë publike. Thjesht nuk është më e qartë nëse ky njeri ka axhendën e delirantit, apo tallet me një popull të tërë duke mbajtur monopolin e shout me gjithfarë marrish dhe duke i ikur problemeve që nuk i zgjidh dot, apo nuk do t’i zgjidhë si djalli temjanit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.