koma
Opozitari rus Navalny kalon në koma. Dyshohet se u helmua në Tomsk
Media të ndryshme raportojnë se rivali kryesor politik i presidentit rus, Alexei Navalny ndodhet në gjendje kome dhe po trajtohet në spital pasi dyshohet se është helmuar. Sipas dëshmive të para, Navalny nisi të ndjehej keq gjatë fluturimit nga qyteti Siberian Tomsk drejt Moskës. Për këtë arsye avioni me të cilin po udhëtonte bëri ulje në Omsk dhe Navalny u dërgua në spital.
Ne mendojmë se Alexei u helmua me diçka që u përzie në çajin e tij. E vetmja gjë që ai piu në mëngjes
citohet zëdhënësja Kira Yarmysh.