ortodokset

A. Frangaj: Mungesa e katolikëve dhe ortodoksëve në listën e Tiranës, gafë e pafalshme e Bashës

Postuar në 27 Qershor, 2017 09:31

Bëri përshtypje dje në emisionin “Opinion” qëndrimi i pronarit të TV Klan, Aleksandër Frangaj. I ashpër me kreun e PD-së, Lulzim Basha, Frangaj u shfaq pa dorashka duke kaluar madje edhe në sugjerime për mënyrën si duhet të veprojë lidershipi i PD-së. Frangaj ka deklaruar se Berisha nuk ka bërë asnjëherë gabimet që bëri Basha, mes të cilave është edhe mospërfshirja në listën e kandidatëve të Tiranës, të asnjë katoliku dhe ortodoksi.

“Kjo është gafë e rëndë”, tha Frangaj.

Shenjtërimi i Stepinac, nis takimet komisioni katoliko-ortodoks

Postuar në 16 Shkurt, 2017 08:59

Kanonizimi si shenjtor i Alose Stepinac, kardinalit kroat në kohën e Luftës II Botërore, do të bëhet në varësi të konkluzioneve të komisionit të përbashkët mes Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse që këto ditë po zhvillojnë takime në Novi Sad. Komisioni u krijua me iniciativën e Papa Françesku dhe ai do të marrë parasysh vërejtjet dhe sugjerimet, faktet dhe provat sipas të cilave pretendohet se Stepinas ka marrë pjesë në krijimin e Shtetit të Pavarur të Kroacisë dhe politikën e tij genocidale.

Kathimerini: Janullatos po luftohet nga qarqe islamike në Tiranë

Postuar në 18 Gusht, 2016 10:51

Duke marrë shkas nga inagurimi i Katedrales "Ringjallja e Krishtit" në Gjirokastër, gazeta greke "Kathimerini" i bën një analizë të shkurtër përpjekjeve të kryepeshkopit Janullatos për të ringritur Kishën Ortodokse në Shqipëri. Gazeta e quan mrekulli atë që ka bërë Janullatos në 25 vite të qëndrimit të tij më Shqipëri, duke nënvizuar se përpjekjet e tij janë luftuar dhe po luftohen nga qarqe islamike në Tiranë.

Pjesa e dytë e intervistës për CNN. Janullatos: Ortodoksët në Shqipëri 22%, kisha përndiqet ende nga shteti

Postuar në 03 Shkurt, 2016 23:56

Seksioni greqisht i CNN International ka publikuar pjesën e dytë të intervistës me kryepeshkopin e Kishës Autoqafale Shqiptare, Anastas Janullatos. I pyetur për prishjen e Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi, kreu i Kishës Ortodokse e quajti një episod të pakëndshëm ndërhyrjen e shtetit, ndërsa foli për prona të shtetëzuara gjatë kohës së komunizimit që kishës nuk i janë kthyer ende nga shteti shqiptar. "Është një detaj jo dhe aq i këndshëm. Qeveria nuk ka kthyer ende pronat e kishës të shtetëzuara nga shteti komunist",- theksoi Janullatos.

Pas 94 vjetësh/Ortodoksët e Izmirit festojnë Epifaninë

Postuar në 07 Janar, 2016 00:49

Komuniteti ortodoks i Izmirit në Turqi ka festuar dje për herë të parë pas 94 vitesh Ditën e Epifanisë, ose siç njihet ndryshe Dita e Ujit të Bekuar. Komuniteti mori lejen nga autoritetet turke dhe u lejua të kryejë ceremonialin. Ky komunitet përbëhet nga 300 grekë, rusë, gjeorgjianë dhe etni të tjera. Ceremonia u asistua nga At Kyrillos Sykis në kishën e Shën Fotinit, përballë ish-konsullatës së vjetër greke. Kjo është ceremonia e parë që pas asaj që historiografia greke e njeh si “Katastrofa e Azisë së Vogël” .

Prof. Altimari: “Kisha e Shën Thanasit, monument kulture për arbëreshët...Ne arbëreshët nuk shitemi për 30 aspra si ca e ca”

Postuar në 29 Gusht, 2015 17:01

Në vend të Kishës së Shën Thanasit, duket se do të ndërtohet një kishë, ose monument tjetër që përkutjon lidhjet shqiptaro-arbëreshe. Në muajin nëntor madje, do të mbahet edhe një Kuvend shkencor, synon, siç thotë profesori arbëresh, Francesco Altimari në një intervistë për gazetën “Shekulli”, “për ta rindërtuar më në fund bashkërisht një histori objektive dhe shkencore të kompleksitetit të Himarës, të këtij djepi të rëndësishëm kulturor dhe arsimor që meriton një vëmendje të posaçme larg shablloneve nacionale dhe fetare, larg kulisave politiko- kishtare dhe manipulatorëve të çdo lloji”.

Subscribe to RSS - ortodokset