revokimi
Rastet "Zeneli&Beci"/Vetting me një revokim vize nga SHBA
Në morinë e dokumentacionit të hakeruar ndaj Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar - i cili ka vazhduar edhe sot me rreth 10GB material - figuron edhe një korrespondencë e dy subjekteve të rivlerësimit, ish-gjyqtarit Artan Zeneli dhe ish-prokurorit Eugen Beci. Për të dy subjektet fuguron komunikimi për revokimin e vizës amerikane çka shënon një moment penaliteti në dritën e procesit të vettingut dhe mënyrës sesi elementë të tillë interferuan në karrierën e njërit apo tjetrit.
Itali, hapet debati për revokimin e kontratave koncesionare për autostradat
Konçesionet në infrastrukturë duken të blindura nga pikëpamje juridike. Kush është afër qeverisë shqiptare e di shumë mirë se dosjet e këtyre projekteve përgatiten thuajse në pjesën më të madhe nga vetë kompanitë që mandej i fitojnë ato, të cilat vendosin edhe masa mbrojtëse juridike. Mirëpo nuk ka asnjë kontratë që nuk mund të zgjidhet ose nuk rishikohet nëse autoriteti kontraktor do të veprojë në përputhje me interesin publik dhe deyrimet që rrjedhin nga kontrata.