takimi i tiranes
Qeveria Haradinaj refuzon Samitin e Tiranës/ Zëdhënësja Gashi: Minishengeni, nismë që dëmton Kosovën
Ashtu sikurse edhe në samitet e mëparshme, atë në Novi Sad më 10 tetor dhe atë në Ohër, më 10 nëntor, Kosova do të mungojë në panelin e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Konfirmi vjen nga drejtoresha e zyrës për komunikim me publikun në qeverisë e Kosovës Donjeta Gashit, e cila për Tema TV, thotë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka ndryshuar qëndrim, duke e cilësuar minishengenin, një nismë të dëmshme për Kosovën.