Qeveria Haradinaj refuzon Samitin e Tiranës/ Zëdhënësja Gashi: Minishengeni, nismë që dëmton Kosovën

Postuar në 17 Dhjetor, 2019 14:50

Ashtu sikurse edhe në samitet e mëparshme, atë në Novi Sad më 10 tetor dhe atë në Ohër, më 10 nëntor, Kosova do të mungojë në panelin e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Konfirmi vjen nga drejtoresha e zyrës për komunikim me publikun në qeverisë e Kosovës Donjeta Gashit, e cila për Tema TV, thotë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka ndryshuar qëndrim, duke e cilësuar minishengenin, një nismë të dëmshme për Kosovën.

Qëndrimi i Kryeministrit në detyrë Haradinaj sa i përket temave që janë trajtuar në takime të tilla, siç është rasti i Minishengenit, tashmë janë të qarta. E ardhmja e vendit është në BE dhe aspirata e Kosovës është lëvizja e lirë në themelet e frymës demokratike të familjes europiane. Çdo përpjekje tjetër nga kushdo, nuk është në të mirë të Kosovës dhe si e tillë nuk përkrahet”, thotë Gashi.

Ajo thotë se Prishtina zyrtare njeh si të vetmen nismë për Ballkanin, procesin e Berlinit.

"Kosova ka qenë aktive në raport me pergjegjësite e saja që ka pasur edhe në Ballkan dhe ka luajtur rol të rëndëishëm në krijimin e paqes dhe fqinjesisë së mirë. Për këtë arsye ne e kemi vlerësuar dhe kemi qenë të angazhuar në procesin e Berlinit, si një nga nismat me të qëlluara të Kancelares Merkel, për të ardhmën e Ballkanit. Këto janë procese kredibile, për të cilat si qeveri kemi pasur pergjëgjësi të plotë në raport me obligimet tona si Kosovë” , vlerëson drejtoresha e zyrës për informim në qeverinë e Kosovës, Donjeta Gashi.

Njoftimi vjen, një ditë pasi presidenca serbe ka konfirmuar pjesëmarrjen e presidentit Aleksandar Vuçiç në samitin e liderëve, këtë fundjavë në kryeqytetin shqiptar. E ndërsa qeveria shqiptare ka bërë publike axhendën e samitit, është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, teksa mbetet për t'u parë përfaqësimi i Malit të Zi dhe Bosnjes.

Axhenda e samitit nis me takimin informal të premten, për të vijuar me eventin e organizuar në parkun olimpik për të mbijetuarit nga tërmeti.

Ndërkohë që në ditën e dytë, është parashikuar vizitë në zonat e dëmtuara nga tërmeti në Durrës dhe më pas diskutimet mes lidërve do të finalizohen me një konferencë të përbashkët për shtyp, në Tiranë.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.