Adriatik Kelmendi
Sherri ynë i vazhdueshëm
Adriatik Kelmendi publikon sot një shkrim përmes të cilit shtron pyetjen: Kujt i konvenojnë përçarjet Kosovë-Shqipëri?
Teza në fjalë i bën jehonë një psike disi të vjetër që presupozon se vëllazaria kombëtare është një njësi që lidhet në mënyrë emotive vetëm. Mbi këtë premisë vërdalloset sot e gjithë ditën edhe diskutimi politik në internetin shqip. Teksa pyet kështu Kelmendi e hap shkrimin me një aksiomë:
Kush po i frikëson Albinin e Isën?
PA E KUPTUAR qartë Lëvizja Vetëvendosje se nuk i ka fituar mbi 50 për qind të votave, si dhe pa e kuptuar qartë Lidhja Demokratike e Kosovës se i ka humbur zgjedhjet, duket se do ta kenë të vështirë të nënshkruajnë marrëveshje për koalicionin qeveritar.