6g
Kina lëshon satelitin e parë 6G
Mediat shtetërore të Kinës referojnë për lëshimin e një sateliti të ri në hapësirë që do të testojë teknologjinë 5G dhe 6G që janë zhvilluar nga China Mobile dhe Akademia e Shkencave e Kinës.
Sipas mediave në fjalë teknologjia 6G mishëron një arkitekturë autonome të shpërndarë që përdor softe kinezë dhe harduere po kinezë që janë të afta të mbështesin rindërtimin në hapësirë të softeve dhe funksioneve bazë të rrjetit si dhe menaxhimin automatik.
Huawei sjell teknologjinë 6G brenda vitit 2030
Ndërsa shumë vende të botës sapo kanë nisur të përqafojnë teknologjinë 5G, gjiganti kinez i teknologjisë Huawei po planifikon pasardhësin e tij akoma më të shpejtë.
Xu Zhijun, kreu aktual i kompanisë, i cituar nga mediat kineze, thotë se rrjeti 6G do të hyjë në treg në më pak se 10 vjet, deri në vitin 2030.
Kina nis zyrtarisht punën për zhvillimin e teknologjisë 6G
Ministria Kineze për Shkencën dhe Teknologjinë ka njoftuar së fundmi nisjen e punës për krijimin e rrjetit 6G wireless. Në një ceremoni të posaçme ku mori pjesë edhe zv.ministri Wang Wei, u fol për fillimet e kërkimit për teknologjinë 6G që presupozohet se do të rrisë në mënyrë marramendëse shpejtësinë e transmetimit që mendohet se do të arrijë deri në 100 GB/sekondë. Në takim kanë qenë të pranishëm përfaqësues të disa universiteteve, specialist të telekomunikacionit dhe të Akademisë së Shkencave.