30 qershori

Tabloja sinoptike e 30 qershorit në variantin e kuçedrës dhe Qerosit

Postuar në 23 Korrik, 2019 17:35

Ne nuk e kemi kuptuar, as e kemi ndjerë, por si zakonisht në këtë vend kemi qenë bashkëkohës të një historie të rëndësishme. Shqipëria qenka lëkundur keq më 30 qershor të këtij viti. Ajo qenka rrezikuar seriozisht, por atë e kanë shpëtuar miqtë amerikanë dhe europianë. Këtë na thotë sot nga Asambleja e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama, që është rishfaqur sërish me sentimentin e tij të njohur për mëmëdhenë. 

Maskarada e KQZ-së, kush po i autorizon sulmet promovuese ndaj Denar Bibës?

Postuar në 05 Korrik, 2019 14:10

Tallavaja politike është zhvendosur edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përveç lajmit të kërcënimit të kryetarit të tij, Klement Zguri, mbledhja e djeshme ka provuar një tjetër maskaradë të luajtur për qëllime personale të zv.kryetarit Denar Biba.

Shpjegimi i 30 qershorit/Lali, ose një votë mbi koefiçentin e pështirosjes

Postuar në 04 Korrik, 2019 22:28

Lali, thonë se je shumë i mërzitur. Se je bërë verem si i thonë andej nga Jugu, helm. Thonë se ke marrë vetëm nja 100 mijë vota dhe se të tjerat t’i rregulloi Denari I KQZ-së. Thonë…se zyrtarisht ti ke marrë shumë vota. Ke thyer edhe rekordin madje. Por ti me firmat në procesverbale ia ke marrë dorën tani.

Hap kutitë...të njohësh(dhe të kujtosh) veten!

Postuar në 04 Korrik, 2019 21:46

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos hapë kutitë e 30 qershorit. Sigurisht argumentet juridike nuk do mungojnë, por do të ishte një hap para që partia që ngriti Shqipërinë në këmbë të mos e përsëriste këtë formë të zbatimit të ligjit. Por duhet të tregohemi më të hapur sesa opozita e djeshme dhe të kërkojmë vetëm hapjen e kutive, jo largimin. Sepse ai tashmë është çështje kohe. 

Presidenti: Në votimet e 30 qershorit nuk morën pjesë as 10%. Ambasada e SHBA po fut sherr në Shqipëri

Postuar në 02 Korrik, 2019 12:55

Opozita konstituohet vetëm përmes Zgjedhjeve, jo preferencave të Kryeministrit

Postuar në 01 Korrik, 2019 17:27

 

Misioni i OSBE-ODIHR nuk ka mundur të japë një përgjigje të thjeshtë nëse zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin të lira dhe demokratike. Ambasadorja Glover u pyet konkretisht për këtë gjë, por i bishtnoi asaj duke u përgjigjur se një konstatim të tillë e jep raporti përfundimtar.

Zonja Glover nuk dinte se çfarë të thoshte edhe për sa i përket mospërputhjes së numrit të votave me numrin e votuesve në disa zona duke deklaruar se shpresonte në një hetim.

Sovranitet dhe normalitet virtual

Postuar në 30 Qershor, 2019 13:18

Votimet kanë nisur siç ishin parashikuar me dekretin e parë të presidentit të Republikës. Por ky i fundit ka dekretuar anullimin e kësaj date dhe ridekretimin e një date tjetër. 
Opozita nuk u regjistrua në proces dhe ky vendim sado që të lidhet me dëshpërimin e saj të brendshëm, i vendosur në kontekstin e protestave jo pak masive që u organizuan këtë pranverë, kërkon përgjegjësi të tjera. Më të mëdha dhe komplekse se thjesht frika e z. Basha nga humbja. 

Lufta ime! (Video)

Postuar në 18 Maj, 2019 12:47

Kryeministri Rama mbajti një fjalim uniteti para kandidatëve të Partisë Socialiste për kryetar bashkish. Pamvarësisht se në disa bashki mazhoranca nuk do ketë përballë rivalë, ai tha se e rëndësishme është fushata (propaganda) që njerëzit të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

Subscribe to RSS - 30 qershori