video meta prifti
Për 700 mijë €, sistemi politik del jashtë loje. Për dhjetëra miliona, mjafton një monolog!
Në vitin tanimë të largët 2011 në televizionin Top-Channel paraqiti në transmetim atë që tashmë njihet si video Meta-Prifti. Video u transmetua më 11 janar dhe në një hapësirë kohe prej vetëm 10 ditësh, opozita e asokohe, e drejtuar nga Partia Socialiste vuri në veprim një skenar ekstrapolitik për t’i imponuar qeverisë së Sali Berishës rrëzimin nga pushteti.
Video e mëposhtme është përgatitur në atë kohë ilustron se në prapavijë të videos Meta-Prifti u organizua një skenar që mund ta mbajmë me titullin e përcjellë nga Edi Rama: Zgjidhja e Re Politike.
Përgjimi nuk është provë? Në emër të një përgjimi fitoi katër viktima më 21 janar 2011
Dëgjoni se çfarë thotë kryeministri Edi Rama në konferencën e djeshme lidhur me përgjimet për dosjet 339 dhe 184 që implikojnë vjedhjen e zgjedhjeve në Durrës dhe në Dibër. Dëgjoni dhe shikoni sesi ky njeri bën penalistin përpara shqiptarëve duke shpjeguar se përgjimi nuk është provë: