pedofilet
Dokumentari tronditës për pedofilët e Kishës Katolike
Shok ka shkaktuar në Poloni një dokumentar që u postua të shtunën në YouTube, duke marrë 5 milionë shikime brenda 32 orëve. Në qendër të tij janë dëshmitë e viktimave të dhunës seksuale nga priftërinj të Kishës Katolike.
Dokumentari që mban autorësinë e gazetarit Tomas Sheklyski shigjeton hierarkinë e Kishës Katolike dhe qëndrimin e saj tolerues ndaj priftërinjve të akuzuar për pedofili. Gjithçka fokusohet te mungesa e sanksioneve kundër tyre dhe heshtja e Papa Gjon Pali II.