grusht
Maduro: Grushti i shtetit dështoi
Venezuela kaloi 24 orë kaotike pas bashkimit të një pjese të ushtrisë me presidentin e vetëshpallur të opozitës Huan Guaido, i cili udhëhoqi një aksion për rrëzimin e presidentit Maduro. Ky i fundit me një fjalim të mbajtur të martën në mbrëmje tha se grushti i shtetit që tentuan një numër i vogël dezertorësh me në krye Guaidon dështoi. Ai përgëzoi forcat e armatosura për besnikërinë ndaj shtetit dhe tha se do të ngrihen padi penale kundër atyre që janë përgjegjës për dhunën.