the mister
Shqiptarët primitivë të EL James. Reagon në mediat britanike ambasadori Qirjako Qirko
Mediat në Britaninë e Madhe po sjellin në vëmendje një “polemikë” mes ambasadorit shqiptar në Londër, Qirjako Qirko dhe autores së suksesshme të romaneve erotikë. EL James, emri i vërtetë i së cilës është Erika Leonard.
Ambasadori Qirko është ankuar për novelën e fundit të autores që ka shkruar edhe “Pesëdhjetë hijet e Greit”, ekranizuar në mënyrë po kaq të suksesshme. Gazeta e njohur “The telegraph” i ka marrë një prononcim diplomatit shqiptar që thotë se në librin e saj të fundit, shqiptarët portretizohen në mënyrë të pasaktë.