Shqiptarët primitivë të EL James. Reagon në mediat britanike ambasadori Qirjako Qirko
Mediat në Britaninë e Madhe po sjellin në vëmendje një “polemikë” mes ambasadorit shqiptar në Londër, Qirjako Qirko dhe autores së suksesshme të romaneve erotikë. EL James, emri i vërtetë i së cilës është Erika Leonard.
Ambasadori Qirko është ankuar për novelën e fundit të autores që ka shkruar edhe “Pesëdhjetë hijet e Greit”, ekranizuar në mënyrë po kaq të suksesshme. Gazeta e njohur “The telegraph” i ka marrë një prononcim diplomatit shqiptar që thotë se në librin e saj të fundit, shqiptarët portretizohen në mënyrë të pasaktë.
Në librin e saj “The Mister”, ajo portretizon një shqiptare të varfër, pastruese, që është viktimë e gabgsterëve dhe trafikantëve të seksit.
Pastruesja bie në dashuri me një aristokrat anglez dhe në libër ajo shfaqet e habitur nga smartphones dhe “kartat magjike” që ai përdor për të tërhequr para.
Më vjen me të vërtet keq që ka libra me informacione të tillë që krijojnë perceptime kaq negative për vendin tim. Shqiptarët janë njerëzit më të mirë, më miqësorë që mund të takoni ndonjëherë
është shprehur Qirko.
Ai ka shtuar se në Britaninë e Madhe jetojnë 120 mijë shqiptarë dhe se kriminelët janë vetëm disa individë mes tyre.
Add new comment