raporti vjetor
E drejta e Informimit, Komisioneri: 820 ankesa në total për 2018-ën. Koordinatorët nuk njohin ligjin
Viti 2018 ka shënuar një ulje në transparencën e administratës publike dhe institucioneve. Raporti vjetor i Komiosionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vë në dukje rritjen e numrit të ankesave për shkak të refuzimit për dhënie informacioni, ndonëse ligji në fuqi duhet të minimizonte këtë problem.