dorian demetja
Rumiu...Njeriu ka nevojë për dy gjëra: Dashuri dhe sy të përlotur
Megjithëse kanë kaluar gati tetë shekuj nga koha e tij, mesazhet e Mevlanës nuk dinë të vjetrohen, duke ruajtur freskinë e gjallërinë akoma midis nesh. I destinuar që të bindë njerëzit se me dashuri mund të bëjnë mrekulli, Mevlana ka arritur që të studiohet ndër shekuj nga shumë universitete dhe studiues me emër në mbarë botën. Dashuria hyjnore, sipas tij, nënkupton dashurinë e dyanshme: Dashurinë e Zotit ndaj njeriut dhe të njeriut ndaj Tij.