neni 98
Dekretet, problem i Kushtetutës dhe stërkëmbëshit të nenit 98
Tanimë është e qartë se çështja e dekreteve nuk është thjesht dhe vetëm politike, por edhe kushtetuese. Kryeministri ka deklaruar se do ta çojë refuzimin e presidentit në Gjykatën Kushtetuese, me bindjen e tij të plotë se ai ka të drejtë në këtë përballje. Mirëpo ndërkohë që kjo krizë e re fermenton pasoja të shumta, mendimet e ekspertëve nuk po mungojnë.