Henrik Enderlein
Nëse Macron dështon, atëherë Europa dështon
Sociologu i famshëm politik gjerman, Max Wever dikur u shpreh se dy forcat kryesore të pushtetit revolucionar ishin karizma dhe racionaliteti. Karizma varet nga entuziazmi, racionaliteti nga intelektualizimi. Sipas këtij modeli Emmanuel Macron do të duhej të ishte revolucionari ideal. Ai gërsheton karizmën dhe inetelektin si pak të tjerë dhe beson në nevojën për të ndryshuar Francën, Europën dhe botën. Libri për fushatën e tij quhet thjesht: Revolucion. Macron e sheh veten si ai që di çdo gjë në kuptimin më të mirë të fjalës por kjo është pikërisht edhe dobësia e tij më e madhe.