katrougalos

Ministri i Jashtëm grek: Ishim shumë afër marrëveshjeve me Shqipërinë, por aty u përkeqësua situata

Postuar në 24 Qershor, 2019 15:22

Ministri i Jashtëm grek, Giorgios Katrougalos, ka deklaruar në një intervistë për të përditshmen “Efimerida ton Syntakton” se një marrëveshje dypalëshe em Shqipërinë për një sërë çështjeh ka qenë shumë afër realizimit por atë e bllokoi përkeqësimi i situatës politike në vendin tonë. Katrougalos është pyetur dy herë për marrëdhëniet me Shqipërinë, qoftë për marrëveshjen detare, qoftë për situatën e minoritetit dhe në të dyja rastet ai

Katrougalos: I parakohshëm një takim i Tsipras me Ramën

Postuar në 03 Dhjetor, 2018 18:26

Qëndrimi i Greqisë për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet i panegociueshëm. Kështu deklaroi zv/ministri i Jashtëm grek George Katrougalos në një konferencë me korrespondentët diplomatikë në Ministrinë e Jashtme.

"Ne presim të shohim zbatimin e legjislacionit mbi pakicat që është miratuar nga fqinjët. Kjo për ne është një element kyç, jo vetëm pse mbrojtja e pakicës sonë është një prioritet kombëtar, por edhe për perspektivën evropiane të Shqipërisë"- tha zv/ministri Jashtëm, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve.

Notë proteste Greqisë për përdorimin e termit Epiri i Veriut

Postuar në 25 Nëntor, 2018 02:40

Duket se pala greke ka humbur një “shans” për të fituar diçka me presion ndaj Tiranës zyrtare pas ngjarjes së Bularatit. E ekspozuar në sytë e opinionit grek si një vrasje për shkaqe nacionalizmi, incidenti i rëndë i 28 tetorit mund të krijonte kushtet që ministri i ri i Jashtëm në detyrë, kryeministri aktual i Greqisë, Alexis Tsipras të mësynte me presion ndaj homologut shqiptar duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të kushtëzonte pozicionet në raportet dypalëshe për çështje të caktuara.

Marrëveshja e detit me Greqinë, teknikisht është arritur

Postuar në 28 Tetor, 2018 20:16

Ministri i Jashtëm Alternativ i Greqisë, Giorgos Katrougalos ka thënë në një intervistë për Real News se Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale në 12 milje në momentin që do ta shohë të përshtatshëm. Sipas tij, kjo është një e drejtë që rrjedh nga ligji ndërkombëtar dhe askush nuk mund ta kundërshtojë atë. Lidhur me marrëveshjen për kufirin detar me Shqipërinë, Katrougalos ka thënë se ajo është afër përfundimit, por se nga pala shqiptare po pritet plotësimi i vakancës në Gjykatën Kushtetuese që shihet si garanci e munguar. 

Subscribe to RSS - katrougalos