Bularat

Z. Kryeministër, na qeras me një status në Twitter!

Postuar në 08 Nëntor, 2018 15:34

Edi Rama ja ka dalë që të krijojë edhe një problem tjetër në raportet greko shqiptare, raporte të cilat tanimë nuk kufizohen mes dy qeverive, por janë raporte kufijsh etnikë.

Narrativa e një ngjarjeje të paralajmëruar

Postuar në 07 Nëntor, 2018 23:27

Ka ende shumë paqartësi mbi atë se çfarë ndodhi në 28 Tetor në Bularat, ku u vra Konstandin Kacifas. Në Shqipëri, kryesisht në media, por edhe në opinion, është adoptuar një narrativë e bazuar kryesisht mbi një reagim në twitter të kryeministrit sipas të cilit 35-vjeçari ishte një i fandaksur që qëlloi me armë policinë dhe se kjo e fundit bëri detyrën. Një deklaratë që nga fqinjët u quajt politikisht jokorrekte për një kryeministër, si për etiketimet, ashtu edhe për përmbajtjen pa përfunduar më parë hetimet.

Një ditë para funeralit, si u prit mbërritja e trupit të Kacifas në Bularat (Video)

Postuar në 07 Nëntor, 2018 17:05

Në një klimë ankthi dhe zie mbërriti në Bularat trupi i pajetë i Konstandin Kacifës, i vrarë në 28 tetor nga forcat RENEA-s në dalje të fshatit, pasi më herët kishte qëlluar me armë në qendër të fshatit.  

Mediat greke janë zhvendosur të gjitha Bularat për të përcjellë funeralin e 35-vjeçarit, ku pritet të ketë pjesëmarrje edhe të njerzëzve të ardhur nga Greqia.

Vritet për "Atdhe" 35 vjeçari grek në Bularat

Postuar në 28 Tetor, 2018 16:43

Kostandinos Kaçifa, 35 vjeçari nga fshati Bularat në Gjirokastër u vra nga forcat Renea pasi më herët kishte qëlluar me armë ndaj makinës së policisë në mes të fshatit .

Incidenti ndodhi gjatë festimeve për ditën kombëtare të Greqisë. Policia sqaroi në komunikatën për shtyp se rreth orës 10:00 të paradites  ai qëlloi me armë teksa në qendër të fshatit po mbaheshin ceremonitë për 78-vjetorin e JO-së greke ndaj ultimatumit të Musolinit për pushtimin e Greqisë.

 

Policia ka dhënë këtë dinamikë për ngjarjen:

Subscribe to RSS - Bularat