Një ditë para funeralit, si u prit mbërritja e trupit të Kacifas në Bularat (Video)
Në një klimë ankthi dhe zie mbërriti në Bularat trupi i pajetë i Konstandin Kacifës, i vrarë në 28 tetor nga forcat RENEA-s në dalje të fshatit, pasi më herët kishte qëlluar me armë në qendër të fshatit.
Mediat greke janë zhvendosur të gjitha Bularat për të përcjellë funeralin e 35-vjeçarit, ku pritet të ketë pjesëmarrje edhe të njerzëzve të ardhur nga Greqia.
Trupi i 35-vjeçar ishte i mbështjellë me flamurin grek ndërsa në kokë i ishte vendosur një kapele ushtarake. Nënkryetari i Bashkisë së Dropullit tha për mediat se pushteti lokal mbajti 1 minutë heshtje dhe vendosi të marrë përsipër mbulimin e të gjitha shpenzimeve të varrimit.
Babai i 35 vjeçarit akuzoi autoritet shqiptare për vonesën në dorëzimin e trupit të të birit dhe operacionin “komando" në shtëpinë e tij, ku tha se i kishin vënë armën në gjoks.
Add new comment