stafi

Jepini një fond për "rindërtimin" Presidencës!

Postuar në 16 Maj, 2023 12:06

Kanë kaluar muaj qëkurse politika aksidentoi Shqipërinë me emrin e Bajram Begajt si president të Republikës. Nëse sheh përciptazi aktivitetet zyrtare të atij që na thuhet se është kryetar i Shtetit, mund të kuptosh se aty nuk ka asgjë politike, thjesht një njeri që po i gëzohet fatit të vet. i jashtëzakonshëm si vetë Shqipëria kuturu.

E megjithatë, ky person që ka emrin në dekrete dhe ka kusurin të përfaqësojë unitetin tonë ka prezantuar veten në detyrë si armik i çdo akti transparent. Asjë emër këshilltari, asnjë drejtues kabineti.

Biden: SHBA u rikthye. Një frazë që kujton se pas Carter vetëm Trump nuk bëri luftë

Postuar në 26 Nëntor, 2020 00:45

Kandidati fitues për president i SHBA, Joe Biden, ka prezantuar gjatë një aktiviteti në Delaëare ekipin që do të jetë pranë tij për çështje të diplomacisë dhe sigurisë kombëtare. Deviza e Biden, po ajo që kemi dëgjuar kohë më parë dhe që krijoi kaq shumë probleme.

Këta shërbyes publikë do të rikthejnë lidershipin global të Amerikës dhe lidershipin moral

citohet Biden.

Prokuroria e BE-së/Katër persona staf, 3000 çështje mashtrimi

Postuar në 09 Shkurt, 2020 13:58

Katër persona në staf për 3000 raste mashtrimi me fondet. Kjo është gjendja e zyrës së Prokurorit Publik të Bashkimit Europian që drejtohet nga rumunia Laura Kovesi. Në fjalën e saj para Parlamentit Europian, ajo ka kërkuar rishikimin e buxhetit të institucionit që drejton për t’iu përgjigjur realiteteve të reja. Duke folur për gjendjen e personelit në zyrën e saj Kovesi ka zbuluar se nga 29 persona që zyrtarisht ushtrojnë detyrën, 24 janë së sektorin IT. 

Është shumë e vështirë të regjistrosh, analizosh 3000 raste vetëm me katër persona në staf

Çuditërisht falenderime për stafin dhe kortezi për Ramën

Postuar në 27 Tetor, 2018 11:54

Fatmir Xhafaj duket është zënë "shah mat", ku e vetmja rrugëdalje ishte dorëheqja nga ministër. Reagimi i tij pas dorëheqjes lë shumë për të dëshiruar dhe për më tepër përforcon dyshimet se ministri ka qenë i shantazhuar nga paraardhësi i tij Sajmir Tahiri. Në postimin pas dorëheqjes Xhafa përcjell vetëm falenderime për stafin, fjalë kortezi për Edi Ramën, duke treguar se në fuqi është Kodi i Heshtjes, një normë e familjeve mafioze

Mesazhi i ministrit Xhafaj pas dorëheqjes nga detyra:

Subscribe to RSS - stafi