rudolf
“Europa duhet të ketë një qëndrim ndaj projektit kinez për Rrugën e Mëndafshit”
Agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Welle ka publikuar sot një intervistë me Moritz Rudolf, të cilin e quan ekspert për çështjet e Kinës. Gjermania është një ndër vendet më aktive në emfatizimin e rrezikut kinez, nëse mund të flasim kështu, në fushën ekonomike. Përfaqësues gjermanë ishin ndër të parët që e vlerësuan me shqetësim edhe nismën “16+1” që përcakton formatin e bashkëpunimit të Kinës me Europën Qendrore dhe atë Lindore. Rudolf e vijon këtë “traditë” duke propozuar që Europa të dalë me një qëndrim të vetëm ndaj idesë kineze të Rrugës së Mëndafshit.