ligji Fusha
Teatri Kombëtar, Komisioni Europian rrëzon ligjin "Fusha". Prokurim i hapur për të gjitha subjektet private
Disa media kanë publikuar sot letrën që shefja e Njësisë Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i ka dërguar sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi lidhur me projektin e Teatrit Kombëtar.
Top-Channel, shqiptarja.com dhe Gazeta Shqiptare luajnë me titullin se ligji nuk bie dnesh me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ndërkohë që vetëm shqiptarja.com publikon letrën e të plotë.
Vjen mandata e BE për Teatrin. Skanim ligjit “Fusha”
Drejtori i Ballkanit Perëndimor i ka kthyer përgjigje letrës së një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për çështjen e Teatrit, ku konfirmohet se Brukseli po shqyrton nëse ligji “Fusha” për shembjen e Teatrit dhe ngritjen e Kullave është në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe rregullat e Bashkimit Europian në fushën e ligjit për konkurencën dhe prokurimet publike.