Vjen mandata e BE për Teatrin. Skanim ligjit “Fusha”

Postuar në 31 Korrik, 2018 20:41

Drejtori i Ballkanit Perëndimor i ka kthyer përgjigje letrës së një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për çështjen e Teatrit, ku konfirmohet se Brukseli po shqyrton nëse ligji “Fusha” për shembjen e Teatrit dhe ngritjen e Kullave është në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe rregullat e Bashkimit Europian në fushën e ligjit për konkurencën dhe prokurimet publike.

Kjo është goditja e dytë që merr qeveria pas kthimit të ligjit nga presidenti Meta, i cili po ashtu përmend se kjo nismë e qeverisë bie ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe Konventat Europiane. I vetmi ndërkohë që vazhdon të mbrojë publikisht ligjin "Fusha" është kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili duhet të jetë bajatosur dhe vetë nga avokatia që po i bën këtij pazari.

 

Përgjigjia nga KE

Të nderuar anëtarë të Parlamentit

Ju falenderojmë për letrën dërguar Komisioneres Vestager ku ngrihet shqetësimi për ligjin nr 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar” (ligji special) . Komisionerja më kërkoi t’ju përgjigjem në emër të saj.

Komisioni u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të paraqesin informacion shtesë përsa i përket këtij ligji special në mënyrë që të vlerësohet pajtueshmëria  e tij me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë si dhe gjithashtu me rregullat e Bashkimit Europian në fushën e ligjit për konkurencën dhe prokurimet publike. Pas dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar , Komisioni do mund të procedojë me rishikimin e nevojshëm si dhe respektivisht do të angazhohet me autoritetet shqiptare për këtë çështje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.