andrea bulleri
“Flutura” e Bjarke Ingels Group në qytetin ku po fshihen gjurmët e së shkuarës
Tirana është një qytet modern në kuptimin ekzistencial të fjalës, pothuajse i shpikur. Koha e saj ka vetëm dy përmasa: të tashmen dhe të ardhmen. E shkuara nuk ekziston”. Kështu e përshkruan Indro Montanelli kryeqytetin shqiptar në vitin 1939, me sikletin e një vështrimi të zhgënjyer. Pak fjalë arrijnë ta përmbledhin karakterin e një qyteti të angazhuar që atëherë, edhe tani, në ridefinimin e vetvetes.