kamp

Shqipëria, opsion i hapur për kamp emigrantësh

Postuar në 05 Tetor, 2018 16:16

Qeveria ka bërë për shumë kohë lojën kukamfshehti me çështjen e ngritjes së qendrave të pritjes për emigrantët. Fillimisht u bënë deklarata ambigue pas vizitës së kryeministrit në Austri dhe takimit me kancelarin Kurz, ndërsa më pas u mohua gjithçka.

Strehimi i emigrantëve u bë çështje edhe në samitin e Bashkimit Europian ku sërish nuk u gjet një zgjidhje. Diskutimi nxorri sërish kokë me rastin e ministerialit të Ministrave të Brendshëm që u mbajt në Tiranë, ku ministri austriak la të hapur opsionin e bisedimeve dypalëshe.

Problemi i refugjatëve, Merkel do samit të jashtëzakonshëm

Postuar në 17 Qershor, 2018 17:45

Kancelarja gjermane mund të thërrasë një samit të jashtëzakonshëm për çështjen e refugjatëve. Sipas gazetës gjermane Bild, do që minisamiti i jashtëzakonshëm ka gjasa të zhvillohet në fund të javës së ardhshme, përpara mbledhjes Këshillit Evropian më 28 dhe 29 qershor. 

Kancelari dëshiron të shohë në samit Greqinë, Italinë dhe Austrinë, ndërsa nuk dihet nëse në këtë takim do të marrin pjesë Spanja dhe vendet e Ballkanit. Javët e fundit kancelarja po ndeshet me një presion të fortë nga partneri i saj në koalicion dhe ministri i brendshëm Horst Zeechofer. 

Italia thotë "Mjaft", u mbyll derën emigrantëve

Postuar në 11 Qershor, 2018 10:29

Vendimin e tij për të penguar hyrjen në portin italian të në anijes  Aquarius me  mbi 600 emigrantë në bord bëri publik  ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini.

Në Shqipëri mund të ndërtohet një kamp refugjatësh

Postuar në 07 Qershor, 2018 21:18

Në Shqipëri mund të ndërtohet një kamp refugjatësh për emigrantët nga Lindja e Mesme. Klan Plus raporton se Austria, Gjermania, Holanda dhe Danimarka i propozuan sot Brukselit, si zgjidhje përfundimtare për refugjatët, ngritjen brenda këtij viti të një kampi të përhershëm azilkërkuesish, në një shtet të kontinentit evropian, por jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Subscribe to RSS - kamp