Problemi i refugjatëve, Merkel do samit të jashtëzakonshëm
Kancelarja gjermane mund të thërrasë një samit të jashtëzakonshëm për çështjen e refugjatëve. Sipas gazetës gjermane Bild, do që minisamiti i jashtëzakonshëm ka gjasa të zhvillohet në fund të javës së ardhshme, përpara mbledhjes Këshillit Evropian më 28 dhe 29 qershor.
Kancelari dëshiron të shohë në samit Greqinë, Italinë dhe Austrinë, ndërsa nuk dihet nëse në këtë takim do të marrin pjesë Spanja dhe vendet e Ballkanit. Javët e fundit kancelarja po ndeshet me një presion të fortë nga partneri i saj në koalicion dhe ministri i brendshëm Horst Zeechofer.
Ky i fundit kërcënoi për të vepruar pa miratimin e kancelars dhe urdhëroi deportimin në kufi të emigrantëve pa dokumenta apo emigrantëve, kërkesa për azil e të cilëve është refuzuar nga një shtet tjetër i BE-së. Nga ana e saj, Merkel përsëriti në çdo rast se përgjigja për krizën e refugjatëve duhet të jetë europiane dhe jo nga një shtet i vetëm.
Prej javësh në shtypin europian dhe atë austriak në veçanti po përflitet për ngritjen e një kampi refugjatësh në një vend jashtë BE-së. Opinionet janë vendet e Ballkanit, mes të cilave edhe Shqipëria, ndonëse qeveria shqiptare ka mohuar se ka marrë ndonjë kërkesë nga Bashkimi Europian për të ngritur një kamp refugjatësh.
Add new comment