reagon

Përse Rama nuk reagon ndaj denoncimeve të Braçes për Panaritin?

Postuar në 21 Korrik, 2017 23:31

Pak ditë më parë kryeministri shkarkoi publikisht drejtorin e Agjencisë së Legalizimeve në Berat pas denoncimit nga një e moshuar se kishte 5 vjet që zvarritej për të marrë lejen e legalizimit. Rasti u trajtua edhe nga vetë kryeministri si shembulli i ndëshkimit për ata që kanë abuzuar me postin dhe detyrën shtetërore, të cilit kryeministri i quan ndryshe grabitqarë dhe parazitë. Mënyra që u zgjodh nuk ishte e restësishme, por një inkurajim për qytetarët dhe rolin që ata do të kenë në platformën e bashkëqeverisjes për “Shqipërinë që Duam”, moto e fushatës në 25 qershor.

Topalli dhe Imami: Të largohet Lulzim Basha

Postuar në 29 Maj, 2017 11:42

Lulzim Basha është i rremë. Ai duhet shkarkuar. Ky është thelbi i deklaratës së ish-nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli dhe deputetit themelues të PD-së, Arben Imami. Përmes një konference për shtyp ata kërkojnë mbledhjen e forumeve dhe largimin e Bashës që sipas tyre e ka kthyer PD-në në një ndermarrje personale. 

Kamenos sqaron deklaratat për shqiptarët dhe aksin e krishterë

Postuar në 11 Maj, 2017 21:11

Shkaktuan valë reagimesh deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos për shqiptarët e Maqedonisë, për të cilët ai tha se janë shumicë dhe për bindjen se Perëndimi duhet të krijojë një aks të krishterë si garanci për paqen. 18 deputetë konservatorë kërkuan interpelencë dhe shpjegime nga ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias nëse këto qëndrime janë edhe linja zyrtare e qeverisë greke.

Ndarja në dysh e Turqisë, BE komenton fitoren e brishtë të Erdogan

Postuar në 17 Prill, 2017 09:36

Fitorja e brishtë e presidentit turk Erdoan në referendumin e së dielës ka ngjallur reagimin e Bashkimin Evropian  që menjëherë i bëri thirrje Turqisë të kërkojë një "konsensus kombëtar". Presidenti turk i është referuar mundësisë për të organizuar një referendum të ri, këtë herë për rikthimin  e dënimit me vdekje, një nismë që nënkupton fundin e procesit të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Deputeti i LSI-së: Sulmi ndaj meje me prapavijë politike

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 18:12

Deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami ka reaguar përmes një prononcimi për mediat lidhur me akuzat e Prokurorisë për fshehje të të dhënave në formularin e dekriminalizimit.I pyetur nëse ky sulm ka prapavije politike, Selami tha: “Nuk diskutohet që ka prapavijë politike, e fortë biles. Njerëzit që nuk duan që ky vend të eci dhe hajde të heqim vëmendjen nga problemet reale dhe hajt të godasim njerëzit e ndershëm”.  

Athina reagon për ngjarjet në Kishën e Dhërmiut

Postuar në 22 Gusht, 2015 01:41

I pyetur për ngjarjet në Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme greke, Konstandinos Kutras tha se Greqia është në pritje të shpjegimeve nga qeveria shqiptare lidhur me këtë incident.

Subscribe to RSS - reagon