Deputeti i LSI-së: Sulmi ndaj meje me prapavijë politike
Deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami ka reaguar përmes një prononcimi për mediat lidhur me akuzat e Prokurorisë për fshehje të të dhënave në formularin e dekriminalizimit.I pyetur nëse ky sulm ka prapavije politike, Selami tha: “Nuk diskutohet që ka prapavijë politike, e fortë biles. Njerëzit që nuk duan që ky vend të eci dhe hajde të heqim vëmendjen nga problemet reale dhe hajt të godasim njerëzit e ndershëm”.
Vetë LSI nuk ka dalë në mbrojtje të deputetit, por ka deklaruar se ligji është i barabartë për të gjithë. Deputeti Shkëlqim Selami rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna për një masë sigurimi “arrest me burg”, nxjerrë ndaj tij nga ana e gjykatës së Brindisit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me “Trafikim të qenieve njerëzore”.
Add new comment