braktisje

SHBA braktis UNESCO-n, i bashkohet dhe Izraeli

Postuar në 12 Tetor, 2017 20:45

SHBA njoftoi sot se do të tërhiqet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), duke e akuzuar këtë institucion se ishte anti izraelit.

Shkak është bërë anëtarësimi Palestinës në këtë institucion të Kombeve të Bashkuara. SHBA do të mbajë statusin e vëzhguesit, njoftoi Departamenti i Shtetit, në vend të përfaqësimit të tyre në agjencinë e OKB-së me seli në Paris. Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO, Irina Bokova shprehu keqardhje për vendimin e SHBA-ve për t’u tërhequr nga UNESCO.

Reportazh/Lejekalimi për në vendlindje

Postuar në 22 Gusht, 2015 01:00

Të 13 fshatrat e bregdetit të poshtëm të rivierës shqiptare, përfshirë në ish- komunën e Lukovës tani pas hartës së re administrativo-territoriale, përfshihen në njësinë vendore të Bashkisë së Himarës, ku në njëfarë mënyre u hoq edhe muri ndarës në pikpamjen gjeografike: bregdet i sipërm dhe bregdet I poshtëm. Këto fshatra rënkojnë nën peshën e braktisjes, vetmisë dhe heshtjes në shpresën e pritjes. Dhe duket se kjo heshtje, pritje dhe shpresë janë banore të hershme të tyre.

Subscribe to RSS - braktisje