artan shkreli

Xhufi: Vatikani refuzoi “propozimin” e Artan Shkrelit për ngritjen e një busti të Patër Anton Harapit

Postuar në 18 Nëntor, 2018 15:28

Në datën 18 nëntor, historiani Pëllumb Xhufi publikoi një opinion – replikë ndaj Ardian Ndreca për qëndrimet ndaj figurës së Mit’hat Frashërit. Xhufi merrej me një status të Ndrecës ku ky fundit bënte interpretime “kontraverse” për rolin e Frashërit gjatë Luftës duke shprehur animozitet ndaj politikës aktuale.

Inskenimi i “para - Rilindjes” katolike*

Postuar në 02 Shtator, 2015 16:17

Ngjarjet në terren dhe të dhënat e debatit rreth kishës ortodokse të Shën Thanasit në Dhërmi çojnë në konkluzionin se përbëjnë një paralele me kahje të kundërt me ngjarjet e shekujve të largët ‘16-18. E para kishte karakter të dukshëm fetar dhe synonte proselitizimin katolik të elementit ortodoks. E dyta përdor argumentin nacional për të fshehur atë fetar kaktolik. Të dyja vendosin përballë ortodoksinë. Në këtë këndvështrim, Dhërmiu nuk është thjesht vendi ku një memorial pa krena po përdoret si enë komunikuese midis paraleleve, por një segment gjeopolitik që po krijon pllaka sizmike.

Kisha kallëzon bashkinë e Himarës për “shkatërrim prone dhe nxitje të konfliktit social”

Postuar në 21 Gusht, 2015 23:40

Kisha Ortodokse Autoqefale denoncon sot në mbrëmje një akt të dytë të dhunimit në Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi. Kësaj radhe kanë qenë disa persona, me makina pa targa që kanë rrëzuar soletën e kishës dhe sipas KOASH kanë rrezikuar edhe jetën e priftit. Kisha ka bërë kallëzim penal për “shkatërrim prone dhe nxitje e konfliktit social”. Sot ka patur disa reagime, ku spikat ai i këshilltarit të Edi Ramës, Artan Shkreli, i cili u bëri të njohur shqiptarëve se po kërkohet varri i një misionari katolik që ka hapur shkolla shqipe në Himarë.

Subscribe to RSS - artan shkreli