Mbrostar
Kërkohet burg për protestuesit e Mbrostarit
20 banorë të Mbrostarit në Fier, mes tyre dhe një i mitur janë njohur këtë të enjtë me akuzën e organizimit të tubimit të jashtëligjshëm dhe bllokimin e akseve nacionale gjatë protestave kundër të një viti më parë në këtë fshat kundër ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve. Seanca në gjykatën e shkallës së parë të Vlorës është mbajtur këtë të enjte me gjyqtare relatore Vjola Canaj , ndërsa akuza përfaqesohej nga Dritan Marku.