Kërkohet burg për protestuesit e Mbrostarit

20 banorë të Mbrostarit në Fier, mes tyre dhe një i mitur janë njohur këtë të enjtë me akuzën e organizimit të tubimit të jashtëligjshëm dhe bllokimin e akseve nacionale gjatë protestave kundër të një viti më parë në këtë fshat kundër ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve. Seanca në gjykatën e shkallës së parë të Vlorës është mbajtur këtë të enjte me gjyqtare relatore Vjola Canaj , ndërsa akuza përfaqesohej nga Dritan Marku.
Protestuesit nën akuzë të shoqëruar nga avokati i tyre Kujtim Cakrani , kanë kërkuar përpara nisjes së seancës pafajësinë. Ata kanë ngritur pretendimin e akuzave të pabazyara në ligj . Sakaq, kanë shtuar se pavarësisht lejes së marrë nga autoritet e policisë vendore për protestën mes 1000 të tjerëve janë zgjedhur të arrestohen .Gjykimi i çështjes në themel pritet të mbahet në 20 Janar, ndërsa 20 banorët e Mbrostarit rrezikojnë sanksione të rënda financiare deri në 1 vit burgim.
Add new comment