lutjet
Lutja virtuale, Facebook shton një opsion për besimtarët
Facebook po teston një funksion të ri: "post lutjesh". Lajmi është raportuar fillimisht në mediat amerikane që nga 21 prilli, kur "Religion News Service" e përmendi për herë të parë, ndërsa në Evropë u raportua disa ditë më vonë nga burime të besueshme si portali gjerman "Katholisch.de" dhe agjencia austriake "Kathpress", që të dy afër Konferencave të Ipeshkvive përkatëse.
Debate për ndalimin e lutjeve në një shkollë në Siçili
Vendimi i një drejtori të një shkolle fillore në Palermo të Siçilisë ka provokuar polemika. Të paktën kështu raporton gazeta e Kishës, “Avvenire” sipas të cilës në shkollën fillore të një zone të Palermos, Ragusa Moleti, drejtori ka urdhëruar ndalimin e lutjeve në klasë ng nxënësit. Sipas gazetës në fjalë, drejtori ua ndalon mësuesve që të recitojnë lutje edhe në orën e fesë. Më tej akoma, nga klasat janë hequr fotografitë e Papa Françekut dhe Papa Gjon Palit II.